
Familja mbretërore britanike ka sjellë këtë vit një portret familjar, ku sigurisht janë zbatuar rregullat e distancimit social. Një foto e tillë ishte e duhura për ta mbyllur një vit kaq të vështirë, duke shpresuar se 2021-shi do të vijë më i mbarë.
Cfarë ra në sy në kartolinën e familjes mbretërore ishte fakti që Duka Harry dhe Dukesha Meghan Markle mungonin.Ata janë larguar prej kohësh nga pallati mbretëror dhe kanë nisur një jetë të thjesht larg familjes mbretërore.![]()
Kate Middleton, e cila u shfaq e veshur me nje pallto jeshile të errët, krah bashkëshortit të saj, Princ William. Gjithashtu, mbretëresha u shfaq e veshur me pallto të kuqe dhe kapele po në të njëjtën ngjyrë.
