Ka nisur marrja e masave për protestën e dytë që pritet të mbahet pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Në kryeministri do të stacionohen dhe autoblinda të policisë. Nga ana tjetër, balkanweb.com shkruan se të angazhuar në ruajtjen e sigurisë do të jenë 800 punonjës policie.
Ditën e djeshme u mbajt protesta e parë që zgjati rreth 5 orë, e cila u shoqërua me dhunë dhe përplasje.
Pas ngjarjes mbetën të plagosën 16 policë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, pasi rrezikon të humbasë njërin sy.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një dalje për mediat, ku do të japë qëndrimin e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.