Detajet nga plagosja në Vlorë/ 46-vjeçari u godit me thikë në trup e kokë, deri tani 3 të shoqëruar (EMRI)

0
A knife is cordoned off by police at a crime scene - ABC News (Australian  Broadcasting Corporation)

Burime nga policia bejnë publike detaje nga plagosja e 46-vjeçarit Klodjan Memokondaj pasditen e sotme në Vlorë.

Bëhet me dije se Klodjan Memokondaj është goditur me thikë në trup e kokë, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Memokondaj u plagos me thikë dhe jo me armë siç u raportua më herët, edhe pse në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Burimet nga brenda policisë thonë se momentalisht janë 3 të shoqëruar, nga të cilët 1 pritet të ndalohet teksa dyshohet se konflikti ishte momental dhe mund të jenë përfshirë më shumë persona sesa vetëm i plagosuri dhe autori.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19 i merr jetën ish trajnerit të Kombëtares, shuhet Otto Baric
Artikulli i radhësShpërthen avokatja: Të arrestuarit po dhunohen dhe po mbahen në kushte shtazarake