Prej vitesh, Almeda Abazi jeton në Turqi me bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman dhe djalin e saj, Efehan.
Bukuroshja po punon që ti mësoj djalit të saj gjuhën shqipe. Ditën e sotme, ajo ka publikuar në Instagram video në të cilat shihet duke luajtur me të voglin dhe në të njëjtën kohë numëron 1, 2, 3 në shqip.
Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer një ndjekëseje turke të Almedës, e cila është shprehur e pakënaqur për këtë fakt.
Ndjekësja në fjalë shprehet se Almeda po përpiqet t’i mësojë diçka të huaj me forcë të birit dhe sipas saj nuk duhet ta bëjë këtë gjë.
Sigurisht që aktorja, nuk ia ka përtuar përgjigjen duke i dhënë disa informacione me vlerë fanses.
“Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”.
Kujtojmë se Almeda është në pritje të fëmijës së dytë.