Nuk keni nevojë të përdorni ilaçe, këta janë holluesit natyralë të gjakut, mbrojnë zemrën tuaj

    0
    Nuk keni nevojë të përdorni ilaçe, këta janë

    Holluesit e gjakut përdoren për të parandaluar mpiksjen e gjakut, e cila mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme  të tilla si sulmet në zemër dhe në tru.

    Mpiksja e gjakut është një proces i nevojshëm për të parandaluar humbjen e gjakut në rast lëndimi, e cila lejon plagën të shërohet më shpejt. Megjithatë formimi i tyre në sistemin e qarkullimit të gjakut mund të çojë në komplikime të rrezikshme.

    Holluesit e gjakut zakonisht përdoren nga pacientë me sëmundje kardiovaskulare të tilla si : tromboza e venave të thella, rrahjet e parregullta të zemrës dhe sëmundjet e enëve të gjakut.

    8 Llojet E Holluesëve Natyral Të Gjakut.

    Turmeriku

    Turmeriku vepron si një hollues natyral dhe ka efekt antirombocitar.

    Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, tregohet se kurkumina, polifenoli i dobishëm i cili gjendet tek turmeriku, ka aftësi të frenojë tromibnën, një proteazë e cila luan një rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut.

    Speci djegës

    Duke qenë se speci djegës përmban salicilat, i cili vepron si një agjent natyral për hollimin e gjakut. Është pikërisht ky përbërës që ka një vlerë të madhe për efektin e tij antitrombotik.

    Speci djegës shpesh herë merret edhe si kapsulë për të përmirësuar sistemin kardiovaskular dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

    Kanella

    Kanella është një hollues i fuqishëm, por përdorimi i saj për një periudhë të gjatë kohore mund të jetë problematik për shëndetin e mëlçisë.

    Për këtë arsye mjekët këshillojnë që në vend të suplementeve ta përdorni atë duke e shtuar në ushqime ose në pije.

    Xhenxhefili

    Xhenxhefili përmban salicilat, një përbërës kimik i njohur për aftësinë e tij në parandalimin e trombozës.

    Studimet që bazohet AgroWeb.org, tregojnë se salicilati nxit hollimin e gjakut në mënyrë të moderuar duke parandaluar trombozën venoze pa shkaktuar gjakderdhje të tepërt.

    Përdorimi i xhenxhefilit për hollimin e gjakut ka fituar shumë popullaritet duke qenë se njerëzit po kërkojnë gjithmonë e më shumë përbërës natyral që veprojnë kundër mpiksjes së gjakut.

    Hudhra

    Disa studime në të cilat AgroWeb.org, bazohet tregojnë se hudhra funksionon si antikoagulues, prandaj konsumimi ditor i saj mund të jetë i dobishëm për parandalimin e trombozës.

    Gjithashtu edhe pacientët të cilët marrin trajtim me ilaçe për hollimin e gjakut mund ta përdorin hudhrën, por gjithmonë nën kujdesin e mjekut.

    Vitamina E

    Vitamina E është një hollues natyral për shkak të vetive të saj antikoagulante. Plotësimi me vitaminën E dhe marrja e saj nëpërmjet ushqimit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjaku. Disa nga ushqimet më të mira dhe të pasura me vitaminë E janë : avokado, bajamet, spinaqi, farat e lulediellit, mango dhe brokoli.

    Aktiviteti fizik

    Qëndrimi aktiv ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, prandaj është e rëndësishme të lëvizni dhe të ushtroheni rregullisht. Dihet botërisht se aktiviteti fizik ditor shoqërohet me përmirësimin e shëndetit kardiovaskular,  si pasojë e efekteve pozitive në presionin e gjakut,qarkullimin e gjakut,uljen kolesterolit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.

    Mundohuni të ushtroheni për 30 minuta çdo ditë, duke bërë ushtrime të cilat jua bëjnë zemrën të pompojë, të tilla si biçikletë,ecje në terrene kodrinore,joga ose ngritje peshe. Sigurohuni që gjatë stërvitjes të qëndroni të hidratuar duke pirë shumë ujë.

    Gjithashtu është  shumë e rëndësishme të shmangni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë,sigurohuni të lëvizni sa më shumë gjatë ditës për të nxitur qarkullimin e gjakut./AgroWeb.org

    Artikulli i mëparshëmU përfol se do të zëvendësonte Sandër Lleshajn / Reagon për herë të parë Elisa Spiropali
    Artikulli i radhës“Ne do të shohim ujërat të avullojnë dhe toka të shembet, do ndodhë kjo katastrofë”/ Nostradamus parashikoi gjithçka në 2020, por ka disa profeci të frikshme për 2021: Shpikja e këtij shkencëtari do bëjë zhdukjen e njerëzimit