SHBA miraton edhe vaksinën e dytë, atë të Moderna-s

    0
    SHBA miraton edhe vaksinën e dytë, atë të Moderna-s

    Vaksina kundër coronavirusit e prodhuar nga Moderna ofron nivel të lartë mbrojtjeje te të rriturit dhe parandalon raste të rënda të Covid-19, sipas të dhënave të nxjerra sot nga Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimeve (FDA).

    Bazuar në gjetjet inkurajuese, FDA pritet që të premten japë autorizimin e emergjencës për përdorimin e vaksinës, bënë të ditur burime familjare me planet e FDA.

    Vendimi mund t’u ofrojë miliona amerikanëve një fillim të dytë vaksinimesh javën e ardhshme, pas atij të nisur këtë javë nga Pfizer.

    Shqyrtimi i kryer nga FDA ka konfirmuar raportimet e mëhershme nga Moderna se vaksina e saj kishte shkallë efikasiteti 94.1%, provuar në 30 mijë persona.

    Efektet anësore, përfshirë ethe, dhimbje koke e lodhje ishin të pakëndshme, por jo të rrezikshme, zbuloi agjencia.

    Suksesi i vaksinës Moderna është bërë edhe më thelbësor në luftën kundër pandemisë, pasi vaksina të tjera kanë shfaqur paqëndrueshmëri.

    Lajmi i shpresës mbërrin teksa numra rekord rastesh të reja të infektimeve kanë përmbytur spitalet dhe vdekjet në SHBA vazhdojnë të shtohet, duke arritur në 300 mijë të hënën.

    Artikulli i mëparshëmBasha: Kam kërkuar që Shqipëria mos mbetet e fundit për vaksinën e COVID-19
    Artikulli i radhësMeta komenton buxhetin e vitit 2021: 49.8% e PBB shkon për koncesione, 0.86% për luftën e Covid