Anëtari i Kushtetueses, Balla fton deputetët: Ta mbështesim këtë moment historik. Kuvendi, institucioni i parë që përmbyll detyrimet e veta

0
Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ftuar deputetët të mbështesin këtë moment historik teksa Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”.

Balla tha se Kuvendi është institucioni i parë që përmbyll detyrimet e veta.

“Nuk e kuptoj debatin që po ndodh. Nuk jemi në komision të ligjeve, jemi në seancë plenare. Kuvendi i Shqipërisë ka autorizuar komisionin e çështjeve ligjore të verifikojë procedurat dhe madje të zhvillojë dhe intervistën me kandidatin. Kjo është një çështje e shteruar për sa i përket diskutimit dhe ftoj deputetët të mbështesin këtë moment historik ku Kuvendi i Shqipërisë është institucioni i parë që përmbyll detyrimet e veta që ka për sa i përket formimit të Gjykatës së re Kushtetuese”, deklaroi Balla.

Artikulli i mëparshëmMeta nuk bëhet pengesë, dekreton pa vonesë ndryshimet në qeveri
Artikulli i radhësFrancë/ Presidenti Macron del pozitiv me koronavirus