Detaje të rënda nga masakrimi i çiftit shqiptar në Itali: Shpëtimi u vra me thikë në gjumë, Teuta u dhunua deri në vdekje, trupat i prenë me sharrë elektrike

0

Detaje të reja tronditëse për vrasjen e çiftin Shpëtim dhe Tetua Pasho në Itali, janë bërë publike në mediat. Çifti Pasho mësohet të jenë vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar dhe vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.

Sipas të dhënave të fundit Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Për zbulimin e misterit të çiftit Pasho, ekspertët e kanë parë si çelës të zgjidhjes së saj tek i biri Taulant Pasho, aktualisht i burgosur në Zvicër. Në një njoftim të fundit prokuroria italiane ka kërkuar që Taulant Pashon ta mbajnë të burgosur në Zvicër, pavarësisht dënimit që ai ka edhe në Itali.

Për të marrë më shumë detaje në lidhje me çështjen prokurorët do të shkojnë në Zvicër për ta marrë në pyetje atë, rreth fatit të prindërve të tij dhe ajo që mund të ketë nxitur në ngjarjen makabre. (report tv)

Artikulli i mëparshëmSkenarët e pandemisë, qeveria zgjedh ekonominë, në dorë të “imunitetit të tufës”
Artikulli i radhësE rëndë në Greqi! 14-vjeçarja përdhunohet mga 7 persona mes tyre dhe një shqiptar, e thirrën për të pirë cigare dhe…