Brenda natës, Britania e Madhe është izoluar nga pjesa më e madhe e Europës nga frika e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.
Ky variant thuhet se është deri në 70 përqind më ngjitës, duke shkaktuar panik nëpër Europë.
Deri më tani prania e këtij varianti është konfirmuar në pesë shtete evropiane.
Tanimë Britania ka nisur të quhet edhe ‘I sëmuri i Europës’. Kjo ka bërë që mediat e ishullit të nxitojnë me krahasimet e tyre. Gazeta Daily Mail shkruan se infeksionet në Britani po rriten me shpejtësi, megjithatë janë më të ulëta se disa vende që kanë bllokuar udhëtimet me Britaninë.
Britania regjistroi 35.928 raste të reja të dielën, duke bërë që rritja të jetë me 51 përqind në një javë. Kjo është rritja e dytë më e madhe në Europë pas Irlandës.
Por gazeta shkruan se shkalla e infeksionit është akoma më e lartë në disa vende si Zvicra, Danimarka dhe Holanda, që kanë bllokuar udhëtimet me Britaninë.
Ndërkohë disa vende në Europën Lingore, siç është Kroacia, Serbia apo Çekia kanë numër akoma më alarmues se Britania.