Ndërsa janë shtresa më e përkëdhelur e administratës publike, me paga deri 4 mijë dollarë në muaj, Kuvendi u ka miratuar anëtarëve të SPAK, KLP, KLGJ, apo Komisioneve të Vetting-ut favorin financiar të radhës, pensione suplementare. Gjithsesi, Deputetetja e mazhorancës Antoneta Dhima theksoi se ligjvënësi është kujdesur që ky pension mos të llogaritet në bazë të pagave që ata marrin sot, por në bazë të pagës referencë.
Pagat shumë të larta të magjistratëve të organeve të reja të drejtësisë janë bërë shpesh objekt debati në Kuvend, duke qenë se ato arrijnë deri në dyfishin e funksionarëve të lartë të administratës.