Kuvendi ka miratuar ligjin e ri “Për prokurimin publik”, i cili parashikon një sërë ndryshimesh në drejtim të procedurave tenderuese. Megjithatë, përpara votimit deputetët e opozitës deklaruan se këto ndryshime nuk do të sjellin përmirësim në drejtim të abuzimit me fondet publike, nëse nuk ndryshojnë sjelljet korruptive të institucioneve që tenderojnë paratë publike.
Murrizi u ndal dhe te të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi tenderët sekretë dhe ato të zhvilluara me vetëm një operator pjesëmarrës në garë.
Por, sipas deputetes së maxhorancës Klotilda Bushka ligji i ri do të garantojë mirëpërdorimin e fondeve publike, teksa hartimi i tij është bërë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Ligji i ri parashikon lehtësimin e procedurave tenderuese për operatorët ekonomikë, teksa vendos mekanizma mbrojtëse për autoritetet kontraktore, duke kërkuar rritjen e përgjegjëshmërisë së biznesevenë drejtim të sigurimit të ofertës dhe tërheqjen e opertarëve ekonomikë nga nënshkrimi i kontratës. Gjithashtu, parashikohet dhe shtimin i llojit të proceduarve tenderuese që mund të përdoren, teksa shton edhe një sërë mekanizmash ankimues. Më konkretisht, me ligjin e ri ankesat do të mund të depozitohen njëkohësisht pranë autoriteti kontraktor dhe Komisionuit të Porkurimit Publik, duke mos pritur 2 afate ankimuese. Gjithashtu, ligji i ri lejon ankesat edhe për prokurimet me vlerë të vogël dhe për proceduart me negocim, pa shpallje parrpake, që njihen edhe si procedurat më pak konkurruese. Për herë të parë, në legjislacionin shqiptar futet dhe koncepti i pavlefshmërisë së kontratës, në rast të konstatimit të shkelejeve.