Covid-19 anulon Botërorin, FIFA del me komunikatë zyrtare

0
Covid-19 anulon Botërorin, FIFA del me komunikatë zyrtare

Lajme aspak të mira vijnë nga FIFA. Organi më i lartë i qeverisë së futbollit ka bërë me dije përmes një komunikate se ka vendosur të anulojë Kupat e Botës U20 dhe U17 që do të mbaheshin verën e ardhshme.

Pandemia Covid-19 është padyshim arsyeja e anulimit të dy kompeticioneve futbollistike për të rinj.

Në komunikatën zyrtare të FIFA-s lexohej: “FIFA ka marrë vendimin se edicioni i vitit 2021 i Botërorit të U-20 dhe U-17 që do të mbaheshin në Indonezi dhe Peru nuk do të zhvillohen për arsye të koronavirusit.”, përfundon komunikatën FIFA.

Këto dy shtete do t’a mirëpresin Botërorin në vitin 2023.

Artikulli i mëparshëmKrishtlindja/ Basha: Pas errësirës vjen drita, le të shohim me shpresë përpara
Artikulli i radhësSëmundja dhe problemet me sytë po i rëndojnë shikimin Gattusos