Sëmundja dhe problemet me sytë po i rëndojnë shikimin Gattusos

0
Sëmundja dhe problemet me sytë po i rëndojnë shikimin Gattusos

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso mbrëmjen e djeshme ka dalë në fushë me syrin e fashuar pasi prej kohësh është duke vuajtur me sëmundjen “Myasthenia Ocular”.

Kjo është një sëmundje auto-imune që prek muskujt jashtë syrit, të cilët kontrollojnë sytë dhe qepallat. Ata dobësohen lehtësisht dhe mund të shkaktojnë shikim të turbullt ose rënie të kapakëve të syve.

Në mënyrë që të luftojë këtë problem shëndetësor, Gattuso ka mbajtur syze korrigjuese, pastaj një copë letre në syrin e tij të djathtë.

Gjendja mund të përkeqësohet herë pas here dhe duket se ka qenë shqetësuese ditët e fundit për Gattuson.

Artikulli i mëparshëmCovid-19 anulon Botërorin, FIFA del me komunikatë zyrtare
Artikulli i radhësMutacioni/ Çfarë qëndron pas variantit të ri të koronavirusit?