Konsumatorët e çmojnë gjithmonë e më shumë, për shijen dhe lehtësinë me të cilët tretet, në krahasim me djathërat e tjera. Në Shqipëri, djathi i dhisë, gjendet kryesisht në një variant, i bardhë.
Marketet e mëdha ofrojnë edhe alternativa të tjera që përfshijnë djathërat e butë apo kremoz. Arsyeja që po rritet prodhimi, si pasojë e kërkesës, është kryesisht tretshmëria e këtij qumështi që mund të jetë i përshtatshëm edhe për njerëzit intolerant ndaj qumështit të lopës (më të zakonshmit).
Nuk këshillohet për intoleranët ndaj laktozës sepse edhe dhia e ka por për ata, që, për shembull, qumështi ju shkakton vetëm fryrje.
Qumështi i dhisë është burim më i pasur hekuri dhe fosfori dhe është i pasur në vitamina.
Është për t’u theksuar edhe prania e taurinës që është burim natyral energjie dhe që i duhet jetës së përditshme.
Pas qumështit të gomaricës, qumështi i dhisë është më i ngjashmi me atë të gjirit! Të dhënë më të mirë e të besueshme se kjo e fundit, nuk mund të keni, për t’u bindur.