E PAPRITUR! Infermieri në Kaliforni infektohet me koronavirus një javë pasi u vaksinua me Pfizer

0

Featured image of article: E PAPRITUR! Infermieri në Kaliforni infektohet me koronavirus një javë pasi u vaksinua me Pfizer

Një infermier 45-vjeçar në Kaliforni rezultoi pozitiv me Covid-19 një javë pasi uvaksinua me vaksinën Pfizer, ndërsa ekspertët shprehen se është rast i papritur.Inferimeri Matthew.O., deklaroi se  pasi ishte vaksinuar me Pfizer kishte dhimbje krahu, por nuk kishte efekte të tjera anësore, shkruan CNN.

Gjashtë ditë më vonë, në prag të Krishtlindjeve, ai u sëmur pasi u kujdes për disa pacientë me COVID. Sipas mjekut, ai pati të dridhura, dhimbje muskujsh dhe lodhje. Pasi kreu testin,  mjeku rezultoi pozitiv me koronavirus.

Christian Reimers, një epidemiolog në Qendrën Shëndetësore të Familjes San Diego, tha se kjo ka ndodhur pasi për të fituar imunitet të plotë, duhet një dozë e dytë e vaksinës.

Ne besojmë se kjo dozë e parë ju jep rreth 50% të imunitetit dhe do t’ju duhet kjo dozë e dytë për të arritur 95%,” shtoi Reimers.

Artikulli i mëparshëmVaksina ruse Sputnik V arrin në Serbi, ministria e Shëndetësisë: Pritet të çertifikohet për dy ditë
Artikulli i radhësRrëshqet toka në Norvegji! 9 persona të plagosur dhe 200 të tjerë janë evakuuar nga zona, ka rrezik