Është arratisur nga komisariati Nr.1 në kryeqytet një i arrestuar.
Personi i identifikuar si Riljon Lala ka mundur t’i shpëtojë syrit të efektivëve dhe të largohet nga ambientet e komisariatit.
Lala ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.
30-vjeçari u arrestua vetëm dy ditë më parë në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, teksa ishte duke qarkulluar me armë në makinën e tij.
I riu bëri rezistencë ndaj Policisë dhe tentoi që tia mbathte, por më pas u arrit që të kapej nga “Shigjetat”.
Lala do të dilte sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Arratisja e Lalës pritet që të rëndojë akuzat e ngritura ndaj tij.
Ende nuk ka asnjë informacion se si i riu mundi t’i shpëtonte syrit të policisë dhe të arratisej.