Do përballej sot me Gjykatën, 30-vjeçari arratiset nga komisariati në Tiranë, u kap dy ditë më parë me armë zjarri

0
Do përballej sot me Gjykatën, 30-vjeçari arratiset nga komisariati në Tiranë, u kap dy ditë më parë me armë zjarri

Është arratisur nga komisariati Nr.1 në kryeqytet një i arrestuar.

Personi i identifikuar si Riljon Lala ka mundur t’i shpëtojë syrit të efektivëve dhe të largohet nga ambientet e komisariatit.

Lala ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

30-vjeçari u arrestua vetëm dy ditë më parë në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, teksa ishte duke qarkulluar me armë në makinën e tij.

I riu bëri rezistencë ndaj Policisë dhe tentoi që tia mbathte, por më pas u arrit që të kapej nga “Shigjetat”.

Lala do të dilte sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Arratisja e Lalës pritet që të rëndojë akuzat e ngritura ndaj tij.

Ende nuk ka asnjë informacion se si i riu mundi t’i shpëtonte syrit të policisë dhe të arratisej.

Artikulli i mëparshëmSi ndryshuan pagat pas karantinës së parë? Rriten të punësuarit me paga të ulëta, ndërsa ulen ata me paga të larta
Artikulli i radhësFOTOT: Një “ushtarake” shpallet femra më e bukur në botë