FOTO: Babai i tre vajzave të mitura, erdhi nga Gjermania për të festuar me familjen, kush është emigranti 37-vjeçar që vrau veten në shtëpinë e tij në Tropojë

0
FOTO: Babai i tre vajzave të mitura, erdhi nga Gjermania për të festuar me familjen, kush është emigranti 37-vjeçar që vrau veten në shtëpinë e tij në Tropojë

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Tropojë, ku një 37-vjeçar humbi jetën pasi qëlloi veten me armë gjahu.

Sipas informacioneve të para, viktima është shtetasi Arbër Musaj, nga fshati Selimaj në Tropojë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e tij.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor ka shkruar në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Musaj ishte baba i tre vajzave të mitura, ndërkohë që prej disa vitesh jetonte në Gjermani, dhe së fundi ishte kthyer pranë familjes për të festuar ditët e ndërrimit të viteve me familjen e tij. Mbeten të paqarta shkaqet që  e kanë shtyrë Musajn drejt këtij akti të rëndë.

“Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi shkurtimisht Policia.

Artikulli i mëparshëmVodhi makinën e parkuar, arrestohet 28-vjeçari
Artikulli i radhësVIDEO VIRALE: Izolim nga Covid? Me ‘Vallen Kosovare’ në sfond, festë pa limite në resortin luksoz në Breshia të Italisë. Zemërim në rrjete sociale, çështja i kalon Prokurorisë