VIDEO VIRALE: Izolim nga Covid? Me ‘Vallen Kosovare’ në sfond, festë pa limite në resortin luksoz në Breshia të Italisë. Zemërim në rrjete sociale, çështja i kalon Prokurorisë

0
VIDEO VIRALE: Izolim nga Covid? Me ‘Vallen Kosovare’ në sfond, festë pa limite në resortin luksoz në Breshia të Italisë. Zemërim në rrjete sociale, çështja i kalon Prokurorisë

Njerëz që kërcejnë pa maska, ngrenë dolli dhe dj që luan “Valle Kosovare” me volum deri në fund…

Kështu u festua Viti i Ri në një resort luksoz në Bresciano, ku shumica e ahengxhinjve ishin shqiptarë.

Videoja e festës përfundoi në rrjetet sociale edhe pse në çdo tavolinë ishte lënë një biletë ku kërkohej që të mos publikoheshin video për shkak të situatës.

“Organizuam një drekë që zgjati shumë për mysafirët tanë, deri në mbrëmje dhe dikush, për shkak të disa gotave më shumë, e teproi pak”, tha për ANSA Ivan Favalli drejtori i resortit.

“E kuptoj zemërimin e njerëzve që kanë parë videot dhe që kanë kaluar ditën në shtëpi në zonën e kuqe. Por nuk është e lehtë me klientë që paguajnë shumë”.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Brescias.

“Ajo që shihet në mediat sociale, nëse konfirmohet, është absolutisht e turpshme, – thotë Carlo Rienzi i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, – Ndërsa miliona italianëve u është dashur të heqin dorë nga festimi i Vitit të Ri, dinakët e zakonshëm duket se kanë arritur të anashkalojnë ligjin”.

Të gjithë 126 të ftuarit e resortit, shumica shqiptarë do të gjobiten që nuk respektuan normat anti-covid.

Sa do të jetë gjoba? 400 euro për kokë. “Po vlerësojmë edhe shkelje të tjera nga drejtuesit e resortit, thotë për ANSA kreu i policisë lokale.

o

Artikulli i mëparshëmFOTO: Babai i tre vajzave të mitura, erdhi nga Gjermania për të festuar me familjen, kush është emigranti 37-vjeçar që vrau veten në shtëpinë e tij në Tropojë
Artikulli i radhësMënyrat më të shëndetshme dhe të shijshme për të gatuar vezët në mëngjes