FOTOT: Një “ushtarake” shpallet femra më e bukur në botë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Yael-Shelbia13.jpg

Lista tradicionale e TC Candler dhe Kritikëve të Pavarur zgjedh fytyrën më të bukur çdo vit.

Krijimi i kësaj liste filloi në vitin 1990, dhe shumë pretendojnë se është zgjedhja më e larmishme e bukurosheve, kështu që shpesh përmban emra krejtësisht të panjohur.

Titullin e fytyrës më të bukur për vitin 2020 e mori 19-vjeçarja izraelite Yael Shelbia.

“Unë kurrë nuk kam qenë e para në asgjë … është shumë bukur,” tha 19-vjeçarja për Times of Israel.

Por çfarë bën ajo aktualisht?

Këtu shfaqet ironia: ajo po kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Forcën Ajrore Izraelite.

Shelbia dyshohet se është në një lidhje me djalin 35-vjeçar të milionerit izraelit Brandon Korff, i cili u dëbua nga Izraeli për shkelje të rregullave të karantinës kur e vizitoi fshehurazi.

Artikulli i mëparshëmDo përballej sot me Gjykatën, 30-vjeçari arratiset nga komisariati në Tiranë, u kap dy ditë më parë me armë zjarri
Artikulli i radhësTrendet e teknologjisë që nuk duhet t’i humbisni më 2021