Metodat kontraceptive kanë pak ose aspak ndikim në ndërprerjen e shtatëzanisë, edhe pse shumë mendojnë se ndikojnë. Ndonjëherë shtatzënia përfundon shpejt vetë dhe mbi të gjitha edhe pa e kuptuar.
Një lloj aborti shumë i hershëm i njohur si një “shtatzëni kimike” zhvillohet menjëherë pas marrdhënieve dhe ju madje nuk mund ta vini re nëse nuk bëni një test të ndjeshëm të shtatzënisë. Një shtatzëni kimike nuk prodhon një embrion.
” Ajo çfarë shihni është një test shtatzanie pozitive, por nuk shikoni imazhin e një embrioni në grafi,” thotë Michael Cackovic, i cili studion fertelitetin dhe është pedagog në Universitetin Shtetëror të Ohajos Wexner.
Një shtatzëni kimike ndodh kur njëra nga vezët tuaja dhe një spermatozoid kombinohen, por kombinimi nuk zhvillohet në një embrion. Teknikisht, ju keni ngelur shtatzënë, prandaj një test shtatzënie mund t’ju japë një rezultat pozitiv.
Por nëse asnjë shenjë e embrionit nuk shfaqet në një ultratingull të dytë në një datë të mëvonshme, atëherë ju me siguri keni përjetuar një shtatzëni kimike, sipas shpjegimeve të ekspertit.
Simptomat e një shtatzënie kimike
Sipas ekspertit gjendja nuk kuptohet dhe mund të kalohet pa u vënë re.“Ndonjëherë gratë as nuk e dinë që janë shtatzënë edhe pse menstruacionet vonohen,” thotë Çackoviç.
Meqenëse një shtatzëni kimike ndodh herët, ka shumë të ngjarë që të keni provuar disa nga simptomat tipike të shtatzënisë së hershme, duke përfshirë vjedhjen në mëngjes, fortësinë e gjirit dhe lodhjen e pakuptimtë.
“Sidoqoftë, nëse keni pasur një shtatzëni kimike, ju me siguri do të shihni që këto simptoma janë zhdukur dhe mund të keni përjetuar menstruacionet normalisht,”thotë Maura Quinlan, një profesor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Northin Western Feinberg.
Është e paqartë se sa shpesh ndodhin shtatzënitë kimike, por mjekët thonë se ato janë të zakonshme. Por ekspertët shpjegojnë se për shkak të testeve shumë të ndjeshme që janë në përdorim sot, njerëzitjanë më të vetëdijshëm për abortet e hershme. Shtatzënitë kimike mund të ndodhin për një sërë arsyesh. Më e zakonshmja ka të bëjë me problemet e kromozomeve në vezët e femrave dhe spermatozoidet e meshkujve.
Normalisht gjatë ngjizjes, ju kaloni 23 kromozome dhe partneri juaj kontribuon 23 për gjithsej 46 kromozome. Por ndonjëherë ai numër është shumë i lartë ose shumë i ulët, gjë që mund të çojë në një shtatzëni kimike.
Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, gjysma e të gjitha aborteve spontane që ndodhin brenda tremujorit të parë ose në 13 javë të shtatzënisë, ndodhin sepse një vezë ose spermatozoid mbart një numër jonormal të kromozomeve. Megjithatë, ju nuk keni kontroll mbi këtë anomali. Nuk ka asnjë aktivitet ushtrim, që mund të shkaktojë një shtatzëni kimike.
“Gota me verë që pitë pa e ditur se ishit shtatzënë nuk e shkaktoi këtë. Është një situatë e paracaktuar,” shpjegon mjeku. Sipas tij nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse më pas mund të ndodhi një shtatzëni normale.
Insider-“Si”