Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare Ava Max, ngelet një nga emrat më të sukesshëm në botën e muzikës.
Ajo njihet për stilin e veçantë-eksperimental dhe pamjen e saj mjaft tërheqëse, por së fundmi, përsëri, Ava Max i bëri të gjithë të kthejnë sytë nga ajo.
Shqiptarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është kthyer në brune dhe këtë look të ri, nuk vonoi ta ndante me ndjekësit, në llogarinë e saj në Instagram.
Ndryshimi ishte drastik, ndaj nuk kaloi pa vëmendje, pasi këngëtarja më parë mbante flokë biondë të çelur.
“E zeza e Amandës”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e këtyre fotografive, të cilat kanë marrë një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh nga ndjekësit.