GSK, Vir testojnë trajtim ndaj Covid-19. Një antitrup i klonuar pastron qelizat e infektuara dhe fuqizon qelizat T

    0

    Firma britanike GSK dhe amerikanja Vir Biotechnology, do të studiojnë një tjetër trajtim të antitrupave tek pacientët me Covid-19 në gjendje të mesme e të rëndë.   Prova e re, e mbështetur nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë (NHS), pritet të nisë në tremujorin ep arë 2021, në disa qendra në Britani.  Të dhënat paraklinike tregojnë se një antitrup i klonuar (mAb) ka aftësinë për të pastruar qelizat e infektuara dhe fuqizuar funksionin e qelizës T specifike ndaj virusit, që mund të trajtojë apo parandalojë infeksionin.  Kjo do të ishte trajtimi i dytë me antitrup monoclonal (mAb) nga bashkëpunimi i Vir me GSK, që po hetohet si një trajtim i mundshëm ndaj Covid-19.

    “Ky studim do jetë kritik.  Ne do kuptojmë nëse modifikimet që kemi bërë te ky antitrup i klonuar rrisin fuqinë e tij dhe stimulojnë një kundërpërgjigje të qelizës T, jo vetëm për përfitime terapeutike, por edhe për një efekt të ngjashëm me vaksinën”- tha ekzekutivi i Vir, George Scangos. Dy kompanitë lajmëruan në Tetor se do zgjerojnë provën e antitrupit të parë eksperimental tek 1,300 pacientë, pasi përdorimi fillestar tek një grup i vullnetarëve, nuk solli ndonjë problem me sigurinë.  Antitrupat e klonuara imitojnë antitrupat e gjeneruara nga trupi për të luftuar infeksionin dhe mund të sintetizohen në laborator për të trajtuar sëmundjet. Përdorimet aktuale të antitrupave të klonuara përfshijnë trajtime të disa lloje të kancerit.   Kompani të tjera që po testojnë antitrupat e klonuara përfshijnë Regeneron, Roch dhe AstraZeneca.

    Artikulli i mëparshëmËshtë në kërkim nga policia, krimineli merr qindra oferta nga vajzat: Hajde në shtëpinë time…
    Artikulli i radhësAmsterdami do të ndalojë shitjen e kanabisit për turistët – “Industria ka lidhje me krimin e organizuar, vetëm vendasit duhet të blejnë”