Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mutacioni i koronavirusit, i njohur si varianti i Afrikës së Jugut, mund të ri-infektojë personat që e kanë kaluar sëmundjen.
Sipas tyre, virusi mund të anashkalojë sistemin imunitar te thuajse gjysma e personave që e kanë kaluar virusin.
Gazeta Daily Mail shkruan se pikërisht një pjesë specifike e këtij virusit e bën atë të aftë që të shmangë antitrupat.
Antitrupat janë substanca të krijuara nga sistemi imunitar për të të shkatërruar viruset.
Akademikët nga Afrika e Jugut thanë se te gjysma e personave që e kanë kaluar virusin, u vu re se varianti i ri nuk e ka problem që t’i ri-infektojë.
Tre mutacionet e pikasura në Angli, Afrikën e Jugut dhe Brazil janë kthyer në shqetësim për shkencëtarët.
Ata thonë se këto mutacione jo vetëm infektojnë më lehtë njerëzit, por edhe mund ta bëjnë vaksinën të padobishme.