Vaksina e Pfizer, efektive edhe ndaj mutacionit! Antitrupat e krijuara neutralizojnë virusin sintetik

    0

    Vaksina e Covid-19 e zhvilluar nga Pfizer me BioNTech, ka gjasa të mbrojë kundër variantit të ri më infektues të zbuluar në Britani, sipas rezultateve nga provat laboratorike.  Të dhënat inkurajuese nga një analizë e gjakut të pjesëmarrësve janë bazuar në studime më të thelluara se ato të publikuara nga Pfizer javën e kaluar.  Kompania bëri të ditur atëherë në  një studim laboratorik të ngjashëm, se vaksina është efektive kundër një mutacioni kryesor, N501Y, të zbuluar tk të dy variantet që janë përhapur në Britani dhe Afrikë të Jugut.

    Studimi i fundit,  që nuk është rishikuar ende, është ndërmarrë tek një virus sintetik me 10 mutacione që janë karakteristika të variantit B117 të identifikuar në Britani.  Ndër 11 autorët e studimit janë Ugur Sahin dhe gruaja e tij Oezlem Tuereci, bashkëthemelues të BioNTech.

    Rezultatet ofrojnë më shumë shpresë, ndërkohë që vdekjet ditore kanë prekur nivel rekord në Britani, që mendohet se po nxiten nga variantet më të trasnmetueshme.  Kjo nënkupton gjithashtu se vaksinimi nuk duhet të rinisë përsëri.  Në studim u morën provat e gjakut nga 16 pjesëmarrës të vaksinuar në provat e mëparshme klinike dhe u ekspozuan ndaj virusit sintetik të quajtur pseudovirus, që është modifikuar për të pasur të njëjtën proteinë në sipërfaqe si varianti B117.  Antitrupat në gjakun e vullnetarëve që morrën vaksinën neutralizuan pseudovirusin me të njëjtën efektshmëri si koronavirusi original, për të cilën vaksina është projektuar.

    Artikulli i mëparshëmÇmimet e naftës të qëndrueshme, pas lajmit për një rritje më të vogël nga sa pritej të inventarëve në SHBA. Bursa për datën 20 Janar 2021
    Artikulli i radhësSa do kushtojë vaksina në Afrikë? Reuters:” Nga 3 deri në 10 dollarë/ Afërsisht sa COVAX”