Kthesa e madhe nga studiuesit, del studimi i ri: Personat që kanë kaluar Covid-in kanë nevojë vetëm për një…

    0
    Kthesa e madhe nga studiuesit, del studimi i ri: Personat që kanë

    Sipas një studimi të ri, personat që kanë qenë të infektuar me Covid-19 më parë, pas marrjes vetëm të një doze vaksine tregojnë nivele të antitrupave të barabarta me ose mbi ato të njerëzve që kishin marrë të dyja dozat por që nuk ishin infektuar asnjëherë. Gjithashtu, personat me infeksione të mëparshme duket se kishin efekte anësore më të përgjithësuara pas dozës së parë, të tilla si lodhje, ethe dhe dhimbje muskulore, të ngjashme me ato që pjesëmarrësit e tjerë pritet të kenë pas një doze të dytë. Studiuesit, argumentojnë se injektimi i vetëm një dozeje të vaksinës anti-covid do të zgjidhte ngërcin e krijuar nga mungesa e vaksinave. Kujtojmë se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se njerëzit duhet të vaksinohen edhe nëse kanë pasur Covid-19, pasi është ende e paqartë se sa zgjat mbrojtja e antitrupave.

    Artikulli i mëparshëmMe këtë recetë stabilizon tensionin në pak sekonda, i keni të gjitha në kuzhinë dhe bëjnë mrekulli, ja si ta përdorni dhe përgatisni
    Artikulli i radhës“Jemi në një situatë shumë delikate”/ Pas rritjes rekord të infektimeve në vend, ministrja Manastirliu del me thirrjen urgjente dhe lëshon mesazhin e fortë