Alarmi i kardiologut/ Si po “i mashtron” covid të sëmurët me zemër

    0

    Kardiologu i njohur italian Francesco Romeo, i cili është edhe president i Fondacionit të Zemrës dhe Qarkullimit Onlus ka bërë një paralajmërim të fortë në mediat vendase. Ai thotë se që prej nisjes së pandemisë covid-19 ka pasur një rritje të atakëve kardiakë për shkak se personat e infektuar anashkalojnë simptomat duka ia faturuar të gjitha shenjat virusit.

    “Është një fenomen me një rënie të lehtë krahasuar me valën e parë të pandemisë, por gjithsesi shumë pacientë që kanë pësuar sulm në zemër mbërrijnë vonë në spital sepse mendojnë se simptomat janë për shkak të Sars-CoV-2. Në fakt, në rast të një sulmi në zemër janë të rëndësishme edhe pak minuta. Ajo që i ngatërron më shumë pacientët është vështirësia e frymëmarrjes.

    Një simptomë e tillë mund të ndodhë edhe tek të sëmurët me covid edhe tek ata që pësojnë një sulm në zemër dhe ata shkojnë me vonesë në urgjencë. Një fenomen i tillë është shumë i pranishëm në shumë spitale italiane edhe në këtë fazë të dytë të pandemisë. Nëse keni dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta ose të ngadalta zemre është e nevojshme të telefononi menjëherë urgjencën” – thotë ai.

    Artikulli i mëparshëmBrataj jep lajmin e zi/ “Do mbyllemi nga ora 18.00 deri në 06.00 të mëngjesit në rast se…”
    Artikulli i radhësAferat korruptive, Abazoviç njofton për arrestime në Malin e Zi