Ekzistojnë 4,000 variante të virusit – Disa janë të rëndësishëm. Vaksina shmang gjithsesi sëmundjen e ashpër

    0

    Ekzistojnë rreth 4,000 variante të virusit që shkaktojnë Covid-19 në të gjithë botën, e për rrjedhojë të gjithë prodhuesit e vaksinave, përfshirë Pfizer dhe AstraZeneca po përpiqen të përmirësojnë injeksionet e tyre, sipas një ministri britanik.  Mijëra variante të tipeve të koronavirusit që shkaktojnë Covid-19 janë dokumentuar ndërkohë që virusi pëson mutacion, përfshirë variantin britanik, afrikan dhe atë brazilian, që thuhet se përhapet më shpejtë se të tjerët.

    “Nuk ka gjasa që vaksinat aktuale të mos jenë efektive ndaj varianteve, qoftë atij britanik apo mutacioneve të tjera, veçanërisht nëse bëhet fjala për sëmundje të ashpër apo shtrim në spital”- tha ministri i vaksinës në Britani, Badhim Zahaëi. “Të gjithë prodhuesit, përfshirë Pfizer-BioNTech, Moderna, Oksford-AstraZeneca dhe të tejrë, po studiojnë se si mund të përmirësojnë vaksinat e tyre që ne të jemi gati për çdo variant, pasi ka 4,000 variante të Covid-19 në botë tashmë”- tha ai.

    Revista britanike e mjekësisë, theksoi se ndërsa mijëra variante janë shfaqur ndërkohë që virusi pëson mutacion gjatë replikimit, vetëm pak prej tyre janë të rëndësishëm dhe ndryshojnë virusin në mënyrë të dukshme.  Zahaëi tha se britania ka industrinë më të madhe të renditjes së gjenomit, në 50% të totalit në botë.  “Ne po krijojmë një librari të të gjithë varianteve, që të jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo sfide që ky virus na paraqet”- shtoi ministri.

    Artikulli i mëparshëmÇmimet e referencës pengesë/ Dhoma Amerikane: Bizneset detyrohen të shkojnë në gjykata
    Artikulli i radhësKontrata e re e aeroportit të rinasit/ Balluku: Ja si ulet çmimi i biletave ajrore