Moti i ngrohtë i kësaj jave ka joshur jo pak pushuesë që ti drejtohen bregdetit për të konsumuar një drekë me familjen, për të marrë rreze dielli apo edhe për të parë një peizazh ndryshe nga ditët gri që mbizotërojnë në dimër. Dhe duket se efekti është tejkaluar…
Gazetari Blendi Fevziu kësaj jave ka vendosur të eksplorojë jugun e Shqipërisë, ku ka postuar disa foto nga Gjirokastra dhe më pas është nisur drejt Sarandës.
Fevziu ka postuar fotografi në Instagram ku duket nuk iu ka rezistuar dot ujërave të kaltra të Jonit.
Ai ka marrë me vete edhe rrobat e banjës, dhe ka hyrë në det. “Të lahesh në det më 7 shkurt”,-shkurt Fevziu, ku njofton një eksperiencë të guximshme, në ujërat e ftohta të jugut.