Një sondazh i kryer nga Aleanca e Pavarur Evropiane e “Vaping” (IEVA), ka zbuluar një fakt mbresëlënëse se 81% e duhanpirësve që kaluan në produkte alternative të duhanpirjes, kanë arritur të heqin dorë plotësisht nga pirja e duhanit.
Mbi 3,300 duhanpirës europianë, të konvertuar në alternativa pa tym, morën pjesë në këtë studim dhe rezultatet konfirmuan edhe një herë se alternativat me risk të reduktuar, përdoren gjerësisht si një mjet për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjithë Europën. Në fakt, një total prej 81% e përdoruesve të cigareve elektronike raportuan se kishin lënë plotësisht falë pajisjeve, ndërsa 12% arritën të reduktonin konsumin.
Një total prej 86% e pjesëmarrësve supozuan me të drejtë se cigaret elektronike janë më të sigurta se cigaret tradicionale me djegie, ndërsa vetëm 2% rezultuan që mendojnë në mënyrë të pasaktë se cigaret elektronike janë po aq të dëmshme, ose më të dëmshme se cigaret e zakonshme.
Krahas cigareve elektronike, alternativa të tjera të duhanpirjes pa tym janë dhe pajisjet që mundësojnë ngrohjen e fijeve te duhanit duke shmangur djegien. Shmangia e plotë e djegies përmes ngrohjes në temperaturë 350gradë Celsius mundëson çlirimin e nikotinës dhe shijes së duhanit, por eliminon tërësisht tymin. Sipas studimeve, të cilat janë mbështetur dhe nga ekspertë të shëndetit publik, tymi i cigareve përmban rreth 9000 kimikate të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme për shëndetin, që lidhen me sëmundjet e shkaktuara prej konsumit të cigareve.
Aktualisht në botë numërohen rreth 17.6 milionë duhanpirës që kanë nisur përdorimin e IQOS, pajisjes elektronike që ngroh duhanin të zhvilluar nga Philip Morris.
Gjatë vitit të kaluar edhe FDA, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave ndërmori vendimin për të autorizuar IQOS si pajisje elektronike duhani me risk të modifikuar. Ky vendim I rëndësishëm informon përdoruesit për minimizimin e ekspozimit të tyre nga risqeve që vijnë prej duhanpirjes.