Kandidati për kryeministër në Kosovë Albin Kurti ka votuar për zgjedhjet parlamentare.
“Kjo është dita e parë e shndritshme e cila do të jetë në vazhdimësi, qytetarët kanë nevojë për demokraci. Kosova këtë të diel i kthehet popullit, me dashuri për vendin duhet të votojmë. Sot e kanë fjalën qytetarët”, tha Kurti shkurtimisht për mediat.