Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe neglizhencës totale të pushtetit qëndror dhe lokal rrugët janë të bllokuar totalisht.
Edhe në Vlorë rruga nga Llogaraja deri në Palasë është bllokuar për shkak se rruga ka zënë shtresa akulli.
Dhjetëra automjete të bllokuara duke krijuar radhë të gjata trafiku.Asnjë ndërhyrje deri më tani për hapjen e rrugës.
Ndërkohë ka mbërritur dhe policia për të bërë të mundur lëvizjen e mjeteve. Janë rreth 20 automjete të bllokuara në aksin Llogara-Palasë.