Varianti britanik është më i rrezikshëm se lloji origjinal i Covid-19. Sipas një studimi danez të publikuar te TheGuardian, njerëzit e infektuar me një variant britanik të koronavirusit të koduar B117 mund të kenë një rrezik 60% më të lartë për t’u shtruar në spital.
Danimarka një vend me 5.8 milionë banorë, e ka studiuar virusin më afër se çdo vend tjetër.
Camilla Holten Møller, nga Instituti i Serumit Statens i cili po modelon pandeminë, tha muajin e kaluar: Nëse shikojmë modelet tona, kjo është qetësia para stuhisë.
Ekziston frika se B.1.1.7 shpejt mund të bëhet varianti dominues në vend. Holten Møller ka shtuar se varianti përhapet 1.55 herë më shpejt se viruset e mëparshme.
Po ashtu më herët dhe kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se: Përveç përhapjes më shpejt, tani duket se ka disa prova që varianti i ri varianti që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në jug-lindje mund të shkaktoi një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se varianti përhapet midis 30% dhe 70% më shpejt se të tjerët, dhe fillimisht kishte aludime se është rreth 30% më vdekjeprurëse.