Varianti ‘djallëzor’ i COVID/ Ekspertët japin alarmin: Shtama e virusit të tmerrshëm kalifornian është 11 herë më vdekjeprurëse

    0
    Varianti 'djallëzor' i koronavirusit dhe më i tmerrshëm

    Sa vijnë dhe bëhen më të rrezikshëm variantet e reja të koronavirusit, së fundmi ekspertët amerikanë besojnë se varianti kalifornian i koronavirusit është jo vetëm më infektues se të gjitha mutacionet e tjera deri tani, por sipas tyre ai gjithashtu mund të jetë deri në 11 herë më vdekjeprurës.

    Varianti ‘djallëzor’, sick e kanë quajtur mjekët atje, mund të dobësojë edhe efikasitetin e vaksinave. Duket se ky mutacion, I pagëzuar si B.1.427/B.1.429 është diktuar në Kaliforni për herë të parë këtë dimër. Deri tani, nuk është zbuluar ndonjë rast I tij ne Mbretërinë e Bashkuar, por është gjetur sakaq në Danimarkë, Australi, Meksikë dhe Tajvan.

    Ekipi zbuloi se “B.1.427 / B.1.429” është shndërruar në variantin mbizotërues në këtë shtet pas testimit të mostrave të virusit të mbledhura nga i gjithë shteti mes shtatorit të vitit të kaluar dhe muajit janar. Ekipi i ekspertëve thotë se njerëzit e infektuar me variantin “B.1.427 / B.1.429” prodhuan një ngarkesë virale dy herë më të madhe se ajo e varianteve të tjera, gjë që mund ta bëjë virusin që ata mbartin më ngjitës për të tjerët.

    Varianti i ri ka më shumë të ngjarë të shkaktojë një formë të rëndë të sëmundjes “përfshirë një rritje të rrezikut për marrjen e sasive të mëdha të oksigjenit prej personave të prekur”. Ai është pjesërisht rezistent ndaj antitrupave që mund ta luftojnë dhe neutralizojnë virusin.

    Artikulli i mëparshëmGjendet një person pa shenja jete në kryeqytet, pranë rrugës ‘Tirana’, vjen reagimi zyrtar
    Artikulli i radhësShkrimtarja e njohur shqiptare në luftë me një sëmundje të rëndë, i ndalohet kurimi jashtë (Arsyeja)