Përdhunoi 23-vjeçaren shqiptare/ Gjykata e Apelit në Milano jep vendimin për Robinhon

0
Përdhunoi 23-vjeçaren shqiptare/ Gjykata e Apelit në Milano jep vendimin për Robinhon

Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi dënimin me 9 vjet burg për futbollistin brazilian, Robson de Souza Robinho, dhe mikun e tij, Ricardo Falco, për pjesëmarrjen në përdhunimin në grup të një vajze me origjinë shqiptare në një klub nate në kryeqendrën e Lombardisë në vitin 2013.

Dënimi tashmë ishte dhënë që në dhjetor. Arsyet që çuan Gjykatën e Apelit në Milano për të konfirmuar nëntë vjet burg Robinhon përfshijnë “nënçmimin” e vajzës dhe “poshtërimin e saj brutal”.

Mbrojtja e Robinhos ka 45 ditë kohë për t’u ankuar në Gjykatën e Kasacionit, shkalla e tretë dhe e fundit e drejtësisë italiane.

Robinho, ish-lojtar i Real Madridit dhe Manchester City-t, luajti për Milanin atë sezon dhe mori pjesë bashkë me mikun e tij, Ricardo Falco, në përdhunimin e një vajze shqiptare, e cila festonte ditëlindjen e saj të 23-të, në një klub nate të njohur në Milano.

Artikulli i mëparshëm“Bullizëm, seksizëm, krahinizëm dhe mizantropi”! Mjeku psikiatër shpërthen ndaj Ramës. Ky ti hedh poshtë të gjitha…
Artikulli i radhësErling Haland vendos rekord të ri në Champions League