Shfaqen problemet e para/ KQZ i rikthen listat katër partive. Duhet të…

0

Pas shqyrtimit të projektvendimeve, komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka vendosur kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumëemërore të kandidatëve për të deputetë nga 4 parti.

Bëhet fjalë konkretisht për partitë;

1- Partia Lëvizja e Re; (Arjan Galdini)
2-Partia Aleanca Demokracia e Re; (Edmond Stojku)
3-Partia Lëvizja për Ndryshim; (Jozefina Topalli)
4-Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. (Myslim Murrizi)

Ditën e hënë të gjitha partitë politike në vend dorëzuan listat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që kreu i KQZ-së, theksoi se pas kësaj faze niste verifikimi i listave të kandidatëve sa i takon edhe formularit të dekriminalizmit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Artikulli i mëparshëmBP ofron aksione për punonjësit. Bursa për datën 9 Mars 2021
Artikulli i radhësBasha takim me kryetarin e partisë së Merkel/ Laschet: Zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme