Disa hajdutë hynë në shtëpinë e portierit të Evertonit, Robin Olsen, ndërsa ai ishte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.
Sende të vjedhura dhe një orë me vlerë. Momente terrori për Robin Olsen dhe familjen e tij, të befasuar në shtëpinë në Liverpool nga disa hajdutë.
Portieri suedez, i cili është në pronësi të Romës, ishte në shtëpi me gruan e tij Mia dhe dy fëmijët, Alicia 5-vjeçare dhe Aleksandri 2-vjeçar, kur banda e hajdutëve i zbarkuan në banesën e tij.
Olsen, u kërcënua nga një prej kriminelëve me thikë për të dorëzuar para dhe sende me vlerë, ndërsa pjesa tjetër e hajdutëve mbanin gruan dhe fëmijët e tij në kontroll edhe me një hanxhar.
Suedezi më pas i dha hajdutëve disa sende të çmuara dhe një orë.
Gjithçka ndodhi në shtëpinë me qira të familjes Olsen në “Hale Barns” në Cheshire të Liverpoolit, një zonë e banuar nga disa futbollistë.