Ditën police, natën josh burrat në platformat online!

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 1-16.jpg

Një vajzë 27-vjeçare ka hedhur poshtë karrierën e saj si oficere policie për të nisur punë në platformën OnlyFans.

Charlotte Rose punoi një vit dhe vendosi të linte punën si police pasi nuk i pëlqente mjedisi i mbizotëruar nga meshkuj.

“E dija që mund të kaloja 10 vjet të jetës sime duke u përpjekur të hyja në njësinë e qenve dhe kjo kurrë nuk mund të ndodhte, kështu që u largova pas një viti kur isha 20 vjeç”, u shpreh ajo.

Më pas Charlotte filloi të punonte si modele, ku iu sugjerua puna në OnlyFans në vitin 2016. Ajo pranoi dhe filloi të përqendrohej tek skenarët e fantazisë kur ajo të fliste në kamer dhe të bashkëvepronte me shikuesit.

Në fillim Charlotte nuk kishte fitime të madha, por me kalimin e kohës ajo bëri një pasuri të madhe.

Kur OnlyFans u ngrit në fund të vitit 2018, Charlotte filloi ta merrte më seriozisht punën në këtë platformë dhe i kushtoi 14 deri në 16 orë në ditë.

Asaj i pëlqente kjo punë sepse nuk kishe shef mbi kokë, mund të vepronte si të donte dhe të gjitha fitimet i mbante për vete.

Të ardhurat e Charlotte u rritën pas një viti duke fituar 10,000 dollarë në muaj, ndërsa tani fiton 115,000-150,000 në muaj. Ajo ka mbledhur para për të investuar për biznesin e saj të ri.

“Nuk dihet se kur mund të marrë fund gjithçka, kështu unë po ndërtoj biznesin tim që të rri duarkryq pas disa vitesh dhe të relaksohem”, është shprehur 27-vjeçarja.

Artikulli i mëparshëm6 probleme të shëndetit që mund ti zbuloni duke parë gjuhën tuaj
Artikulli i radhësNga çiraku i një hidrauliku në milioner, si i fitoi paratë Conor McGregor? (FOTO)