Të etiketosh Conor McGregor thjesht si një yll i UFC, do të ishte e gabuar. Irlandezi tashmë e ka kaluar botën e sportit, duke i hyrë praktikisht botës së biznesit, si një sipërmarrës me shumë iniciativë.
Pasi punoi për ca kohë kur ishte i ri si çiraku i një hidrauliku, “The Notrious” arriti majat më të larta të sportit të arteve marciale mikse, MMA, dhe e shfrytëzoi më së miri atë për të siguruar të ardhura marramendëse edhe jashtë oktagonit.
Këtë javë, në mediat britanike u raportua se McGregor do të shesë aksionet që i kanë mbetur te kompania e prodhimit të uiskit, Proper Tëelve, për 112 milionë paund, duke dyfishuar pasurinë e tij, që vlerësohet të jetë rreth 200 milionë paund.
Por si ka arritur McGregor të rrisë kapitalin e tij jashtë UFC-së?
Kompania e prodhimit të uiskit, Proper Twelve: E themeluar në vitin 2018, nga McGregor dhe menaxheri i tij Audie Attar, ai nuk ka humbur rast për ta promovuar, duke e përfshirë edhe në tapetin e oktogonit gjatë ndeshjeve të UFC ku ka marrë pjesë. Fillimisht kompania meksikane Becle bleu 20% të aksioneve, më pas e rriti kuotën në 49% dhe tani duket se do të bëhet pronare e vetme, duke i dhënë irlandezit 112 milionë paund.Sponsorizimet: Si shumë sportistë të tjerë, McGregor ka bërë “para të madhe” nga marrëveshjet e sponsorizimeve dhe postimeve në rrjetet sociale. Me rreth 40 milionë ndjekës në Instagram, kërkesat e tij për këto lloj sponsorizimesh janë të mëdha. Në të kaluarën ka krijuar materiale promocionale për Burger King, por edhe Beats e kompani të tjera.Linja e veshjeve: Irlandezi shquhet për stilin e veçantë, shpesh i veshur me kostume të qepura me porosi. Prandaj askush nuk u habit kur hapi linjën e veshjeve August McGregor, të krijuar bashkë me rrobaqepësin e tij personal, David August Heil.Aplikacione për Instagram: McGregor poston rregullisht video nga stërvitja e tij në rrjetet sociale. Këtë ide e ka çuar një shkallë më lart, duke krijuar një aplikacion, McGregor FAST, në të cilin jep këshilla dhe ide që ndjekësit e tij të formojnë fizikun e ëndrrave. Sigurisht me pagesë, 99$ për abonim.Festa ekskluzive në Las Vegas: Në vitet 2017-2018, kur ishte në kulmin e formës së tij, McGregor merrte pjesë në festa ekskluzive të organizuara nga Resorti “Wynn”, ku njerëzit paguanin deri në 75$ për të qenë të pranishëm.“Emoji”: Të gjitha momentet dhe gjestet më “pikante” të irlandezit (dhe sigurisht që ka shumë) mund të gjenden online në formën e emoji-ve, ndërsa në aplikacionin MacTalk, duhet të paguani për t’i dëgjuar shprehjet e tij më të famshme.Boksi: McGregor fitoi 85 milionë dollarë për të vetmen herë kur doli nga oktagoni dhe u fut në ring, në vitin 2017. Edhe pse u mund në atë sfidë, që nuk ishte specialiteti i tij, shuma e jashtëzakonshme me siguri që e ka ngushëlluar. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër aventurë në ring, me boksierin e YouTube Jake Paul.
Ne përdorim cookies për funksionimin e faqes, statistika dhe reklama. Këto janë aktive si parazgjedhje, por mund t’i ndryshoni ose çaktivizoni nga preferencat.
Të domosdoshme
Always active
Ruajtja teknike është e nevojshme për funksionet bazë të faqes dhe shërbimet që kërkoni.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Këto cookies na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret faqja dhe ta përmirësojmë atë.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Këto cookies përdoren për reklama, përmbajtje të jashtme ose matje të fushatave.