Nga çiraku i një hidrauliku në milioner, si i fitoi paratë Conor McGregor? (FOTO)

0

Të etiketosh Conor McGregor thjesht si një yll i UFC, do të ishte e gabuar. Irlandezi tashmë e ka kaluar botën e sportit, duke i hyrë praktikisht botës së biznesit, si një sipërmarrës me shumë iniciativë.

Pasi punoi për ca kohë kur ishte i ri si çiraku i një hidrauliku, “The Notrious” arriti majat më të larta të sportit të arteve marciale mikse, MMA, dhe e shfrytëzoi më së miri atë për të siguruar të ardhura marramendëse edhe jashtë oktagonit.

Këtë javë, në mediat britanike u raportua se McGregor do të shesë aksionet që i kanë mbetur te kompania e prodhimit të uiskit, Proper Tëelve, për 112 milionë paund, duke dyfishuar pasurinë e tij, që vlerësohet të jetë rreth 200 milionë paund.

Por si ka arritur McGregor të rrisë kapitalin e tij jashtë UFC-së?

Kompania e prodhimit të uiskit, Proper Twelve: E themeluar në vitin 2018, nga McGregor dhe menaxheri i tij Audie Attar, ai nuk ka humbur rast për ta promovuar, duke e përfshirë edhe në tapetin e oktogonit gjatë ndeshjeve të UFC ku ka marrë pjesë. Fillimisht kompania meksikane Becle bleu 20% të aksioneve, më pas e rriti kuotën në 49% dhe tani duket se do të bëhet pronare e vetme, duke i dhënë irlandezit 112 milionë paund.
Sponsorizimet: Si shumë sportistë të tjerë, McGregor ka bërë “para të madhe” nga marrëveshjet e sponsorizimeve dhe postimeve në rrjetet sociale. Me rreth 40 milionë ndjekës në Instagram, kërkesat e tij për këto lloj sponsorizimesh janë të mëdha. Në të kaluarën ka krijuar materiale promocionale për Burger King, por edhe Beats e kompani të tjera.
Linja e veshjeve: Irlandezi shquhet për stilin e veçantë, shpesh i veshur me kostume të qepura me porosi. Prandaj askush nuk u habit kur hapi linjën e veshjeve August McGregor, të krijuar bashkë me rrobaqepësin e tij personal, David August Heil.
Aplikacione për Instagram: McGregor poston rregullisht video nga stërvitja e tij në rrjetet sociale. Këtë ide e ka çuar një shkallë më lart, duke krijuar një aplikacion, McGregor FAST, në të cilin jep këshilla dhe ide që ndjekësit e tij të formojnë fizikun e ëndrrave. Sigurisht me pagesë, 99$ për abonim.
Festa ekskluzive në Las Vegas: Në vitet 2017-2018, kur ishte në kulmin e formës së tij, McGregor merrte pjesë në festa ekskluzive të organizuara nga Resorti “Wynn”, ku njerëzit paguanin deri në 75$ për të qenë të pranishëm.
“Emoji”: Të gjitha momentet dhe gjestet më “pikante” të irlandezit (dhe sigurisht që ka shumë) mund të gjenden online në formën e emoji-ve, ndërsa në aplikacionin MacTalk, duhet të paguani për t’i dëgjuar shprehjet e tij më të famshme.
Boksi: McGregor fitoi 85 milionë dollarë për të vetmen herë kur doli nga oktagoni dhe u fut në ring, në vitin 2017. Edhe pse u mund në atë sfidë, që nuk ishte specialiteti i tij, shuma e jashtëzakonshme me siguri që e ka ngushëlluar. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër aventurë në ring, me boksierin e YouTube Jake Paul.
Artikulli i mëparshëmDitën police, natën josh burrat në platformat online!
Artikulli i radhësRama rrezikon të mos ta fitojë mandatin e tij në Vlorë/ Dritan Leli nis hakmarrjen dhe shkarkon njeriun e afërt të Kryeministrit