Rama rrezikon të mos ta fitojë mandatin e tij në Vlorë/ Dritan Leli nis hakmarrjen dhe shkarkon njeriun e afërt të Kryeministrit

0

Pas urdhrit të Ramës, që Dritan Leli të përjashtohet nga PS-ja, ky i fundit ka nisur hakmarrjen e tij.

Burime brenda bashkisë së Vlorës thonë për Faxweb se kryetari i Bashkisë Dritan Leli ka bërë gati letrën e shkarkimit për nënkryetarin Afrim Qëndro.

Megjithatë asnjë nga palët nuk pranon të prononcohet, zërat thonë se shkarkimi gjendet në tavolinën e Lelit, dhe është çështje orësh finalizimi.

Ditën e sotme, Qëndro ka lënë të parkuar makinën e tij para bashkisë, por nuk ka qenë brenda godinës, ku u komandua disa muaj më parë me urdhër të Gjiknurit.

Qëndro ka zhvilluar një takim bashkë me Damian Gjiknurin me anëtarë të Partisë Socialiste.

Ende nuk dihet nëse shkarkimi i është komunikuar Qëndros apo jo.

Megjithatë situata vijon të jetë e acaruar mes palëve.

Artikulli i mëparshëmNga çiraku i një hidrauliku në milioner, si i fitoi paratë Conor McGregor? (FOTO)
Artikulli i radhësBasha pritet në mënyrë madhështore edhe në Durrës/ I drejtohet qytetarëve si Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë