Irlanda u bë vendi i fundit që pezulloi përdorimin e vaksinës së AstraZeneca,
Vendimi erdhi pikërisht në kohën kur Irlanda kishte kërkuar nga kompania të shtonte furnizimin me vaksina në vend.
Por vendimi erdhi pasi Norvegjia konfirmoi disa raste të dyshimta me mpiksje gjaku dhe hemorragji pas marrjes së vaksinës.
Sipas Daily Mail, Norvegjia regjistroi të paktën tre raste me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës. Tre personat janë pjesë e bluzave të bardha.
Shqetësues është fakti se ata janë të rinj në moshë. Një zyrtar norvegjez tha se janë raportuar dhjetëra raste kur personat e rinj që kanë marrë vaksinën, kanë pasur hemorragji dhe nxirje të lëkurës.
Po ashtu janë raportuar raste me numër të trombociteve, që mund të provokojnë hemorragji të brendshme.
Thuajse gjysma e vendeve të BE ka bllokuar në mënyrë të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca.
Ndërkohë në Shqipëri kanë mbërritur disa doza të kësaj vaksine, të cilat po aplikohen të mësuesit. Garancinë për këtë vaksinë e ka dhënë vetë Edi Rama, duke marrë rolin e ekspertit mjekësor.