Mjeku Ilir Alimehmeti del me mesazhin e rëndësishëm për vaksinat e “AstraZeneca”-s,

    0
    Frika nga vaksinat e “AstraZeneca”-s, Ilir Alimehmeti  del me

    Shqipëria ka nisur vaksinimet e para me dozat e “AstraZeneca”, pas mbërritjes së 38 400 dozave të para nga kompania britaniko-suedeze. Procesi ka nisur në një kohë kur disa vende kanë pezulluar injektimin e kësaj vaksine për shkak se janë regjistruar disa raste të mpiksjes së gjakut.

    Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se Britania e Madhe ka vaksinuar rreth 10 milionë njerëz.

    “Kontrolli patjetër duhet të jetë. Në çfarëdo lloj situate. Edhe sikur të mos ndodhte asgjë. AstraZeneca, në studimin e fazës së tretë, me të cilën mori edhe miratimin, nuk ka studiuar të vjetrin. Kjo është arsyeja pse disa shtete që në origjinë thanë “ok, të vjetrit po i mbajmë”. Kujtoj Gjermaninë, Italinë, Spanjën, vunë blloqe të këtij tipi. Por në krahun tjetër kemi edhe studime të fazës së katërt klinike. Cila është? Është ekspertimenti britanik. Britania deri sot ka vaksinuar 9,7, thuajse 10 milionë vetë me vaksinën e “AstraZeneca”. Pra, ne mund të shohim tani informacion nga një shtet që ka vaksinuar 10 milionë vetë. Karshi një studimi me 10-12 mijë veta, është…”, tha ai për Ora News.

    Artikulli i mëparshëmLufta me COVID/ Dr.Fauci jep lajmin: Ja kur do kemi një kthim në normalitet
    Artikulli i radhësFerrari, arsenal municionesh dhe 600 kg kokainë/ Shkatërrohet banda më e madhe në Madrid