Lind foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi

    0

    Është zbuluar foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në janar kur një punonjëse spitali në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lindi vajzë. Nëna e foshnjes kishte marrë vaksinën Moderna kur ishte 36-javëshe shtatzënë. Tri javë më pas ajo solli në jetë vogëlushen, të cilës iu mor një kampion gjaku.

    Sipas mediave amerikane, njoftohet se kjo është e parë në botë me antitrupa Covid-19. Sipas mjekëve, që u morën me rastin, është një rast shumë i veçantë dhe do të botohet në revistën mjekësore “MedRxiv”. Mjekët sqaruan se nëna ia ka kaluar antitrupat foshnjes, përmes kordonit të kërthizës.

    Artikulli i mëparshëmShkon për të votuar, ministri holandez nuk lejohet pasi i kishte kaluar afati i pasaportës
    Artikulli i radhësSerbia dhe Mali i Zi përfshihen në metodologjinë e re të zgjerimit