Covid është pandemia e cila ka gjunjëzuar botën, ndërsa disa studime të fundit tregojnë simptomat që pëson një person i cili ka kaluar virusin.
Një studim i udhëhequr nga shkencëtarë spanjollë ka zbuluar se cila është simptoma që tregon se do ta kaloni lehtë koronavirusin.
Një nga simptomat kryesore pas infektimit me Covid-19 (dhe një nga më të zakonshmet) është humbja e nuhatjes dhe shijes. Sipas një studimi të ri, të kesh këtë simptomë mund të ketë edhe anën e saj të mirë.
Hetimi i disa qendrave shëndetësore në të gjithë botën, i udhëhequr nga shkencëtarët spanjollë, zbuloi se humbja e nuhatjes është sinonim i një sëmundjeje të lehtë.
Kërkuesit shkencorë nuk dinë të thonë arsyen pse ndodh kjo, por kanë një hipotezë: “Ka mundësi që “pushtimi” i hundës bën që të aktivizohet imuniteti i duhur, duke shmangur pasojat e rënda të Covid-19”.
Gjithashtu, ata dolën në përfundim se humbja e nuhatjes është më e shpeshtë te femrat dhe te personat nën moshën 65 vjeç.