Ky ilaç u ka shpëtuar jetën 1 milionë pacientëve me Covid-19/ Shkencëtarët japin lajmin shpresëdhënës!

    0
    Publikohet studimi më i fundit! Shkencëtarët japin lajmin

    Deksametazoni, një steroid i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht, është ilaçi më i fundit si një trajtim i mundshëm për COVID-19, me prova që sugjerojnë se mund të zvogëlojë me sukses vdekjet nga virusi deri në një të tretën te pacientët me sëmundje të rënda.

    Studimi ka nisur që në mars të vitit të shkuar dhe janë marrë në shqyrtim mijëra pacientë të ndryshëm.

    Pas 100 ditëve të para të testimit, u zbulua se deksametazoni e shkurtonte rrezikun e vdekjes me një të tretën te pacientët në ventilator.

    Në total mendohet se ilaçi i lirë u ka shpëtuar jetën të paktën 22 mijë personave vetëm në Britaninë e Madhe. Ndërkohë në mbarë botën kjo shifër mendohet se i kalon 1 milion njerëz.

    “Është e qartë se deksametazoni ka një ndikim shumë të madh. Një milion njerëz është një shifër shumë e madhe,” tha udhëheqësi i këtij studimi, Peter Horby nga Universiteti i Oksfordit.

    Rezultatet e këtij studimi janë publikuar nga revista shkencore ‘Nature’.

    Artikulli i mëparshëmPrej ditësh në spital/ Aktori i njohur tregon vuajtjet e mëdha nga Covid-19: Humba 10 kiliogramë, mezi…
    Artikulli i radhësRrëzohet vendimi i Celibashit/ KAS miraton listën e plotë të kandidatëve të PD