Studimi i fundit tregon pse koronavirusi lë pasoja të rënda te disa njerëz/ Shkencëtarët nxjerrin detajet…

    0
    Pse koronavirusi lë pasoja të rënda? Shkencëtarët

    Koronavirusi ende fsheh të panjohura.

    Në një hulumtim të fundit shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të reja në lidhje me Covid-19 dhe shkakun e pasojave të rënda tek personat e infektuar me SARS-coV-2, dhe pse disa të tjerë e kalojnë pa simptoma apo si një grip të zakonshëm.

    Sipas studiuesve të CEINGE (Institutit të Bioteknologjisë të Avancuar në Napoli), arsyeja duhet kërkuar te gjenet. Nga studimi u vu re se një kromozom i caktuar, ai 21, ka një rol vendimtar në 5 variante gjenetike që ndryshojnë funksionet e gjeneve TMPRSS2 dhe MX1, duke lënë të pambrojtur personat nga efektet e rënda të COVID-19, që mund të rezultojnë edhe fatale për jetën. Në studim u përfshinë 7 mijë pacientë të infektuar dhe 1 milion persona në gjendje të mirë shëndetësore, kryesisht nga Europa por edhe nga Afrika dhe Azia.

    Artikulli i mëparshëmKalon për shqyrtim dosja penale e Nevaldo Hajdarajt/ Ja çfarë kërkoi ish-polici i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës (FOTO)
    Artikulli i radhësSpartak Ngjela trondit me deklaratën e tij/ Tregon çfare fshihet pas lëvizjes më të fundit të Ramës dhe zhvillimet që do tronditin politikën shqiptare