Testimet për vaksinën kineze, vullnetarja vdes nga pneumonia

    0

    Një vullnetare e përfshirë në testimet për vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm ndërroi jetë si pasojë e pneumonisë.

    Gazeta The Hindu njofton se nuk dihet nëse ajo kishte marrë vaksinën apo një plasibo (imitim i vaksinës).

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në Peru.   

    Raportohet se vullnetarja luftoi një javë për jetën.

    Autoritetet thanë se do e hetojnë rastin në fjalë. Në dhjetor të vitit të shkuar, Peruja pezulloi testimet për vaksinën kineze pas shqetësimeve për efektet anësore.

    Kurse Brazili i ndërpreu testimet pas një vdekje të regjistruar. Një person vrau veten.

    Shqipëria është furnizuar me vaksina kineze edhe pse nuk kanë marrë miratimin e enteve përkatës në SHBA dhe BE.

    Vaksina është kritikuar për efektet anësore dhe për faktin se nuk ka të dhëna shkencore për të.

    Artikulli i mëparshëmArrestohet këngëtari shqiptar në Itali, çfarë fshihte në studion e tij të regjistrimit
    Artikulli i radhës‘Brenda një dite fitoi 13 miliardë dollarë’: Pandemia që pasuroi më të pasurit