Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Romës, burrat e infektuar me koronavirus kanë tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë mosfunksionim erektil. Sipas mediave të huaja, 28% e burrave që kanë pasur Covid-19 pranuan se kishin probleme me ereksionin. Mesatarja e 100 burrave të anketuar ishte 33 vjeç. Mjekët në Universitetin e Romës u kërkuan vullnetarëve të tregonin nëse kishin probleme të fundit seksuale.
Sipas shkencëtarëve në studimin e tyre të botuar në revistën “Andrology”, koronavirusi dihet se shkakton inflamacion në endotelin, një membranë qelizash që mbulon “murin” e brendshëm të arterieve.
Ekspertët italianë thanë se:
“Arteriet në zonën gjenitale janë të vogla dhe të ngushta, kështu që çdo inflamacion ka të ngjarë të prishë rrjedhën e gjakut dhe të pengojë reagimin seksual të një burri”.