A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covid-19?

    0

    Teksa prej ditësh në Shqipëria ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë, një nga pyetjet më të rëndësishme të ngritura është, a duhet të kryejnë vaksinën personat që e kanë kaluar koronavirusin?

    Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.

    “Kemi të paktën dy organe të rëndësishme shtetërore, si AIFA  e Italisë dhe instituti Robert Koch i Gjermanisë që rekomandojnë moskryerjen e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19, ndërsa më pas kryerja vetëm e një doze sepse mjafton për të dhënë rikujtesën ndaj virusit, ndërsa doza e dytë nuk është e nevojshme. Ky është rekomandimi nga këto dy institucione të rëndësishme”.

    Artikulli i mëparshëmShenjat tregojnë që…/ Mjeku i njohur në lidhje me të moshuarën që vdiq pasi bëri vaksinën kineze
    Artikulli i radhësSi ndodhi dhe kush është personi që sulmoi kongresin amerikan/ Dalin në dritë detajet e para…